Java nga 13 Sht 2009 - 00:00 to 19 Sht 2009 - 23:59
"Me pasë mbajtë femija shtëpi, im bir, Kola, i kish mbajtë tri." Malësorja nga Mirëdia
Para sa ditësh dëgjova të thuhej se „Protokolli i EULEX- it mbi bashkëpunimin me Serbinë është i vdekur“, por, nuk u befasova nga se tashmë jemi mësuar, që strukturat në pushtet përmes mashtrimeve të tilla, përpiqen ta ruajnë e madje edhe ta konzervojnë pushtetin e tyre në dëm të qytetarëve të Kosovës.
Në katër vitet e fundit fjala e ditës ka qënë reforma, bile po ta votonim të gjithë në internet, dhe këtu gjuhëtarët do të kishin punë për të përcaktuar disa nga fjalët më të zakonshme të vitit, do të ishte fjala më e votuar. U fol për shumë reforma, për të thënë reforma se vetëm emrin mbajnë të tillë, por u harrua se reforma më e domosdoshme është në arsim. Është e ardhmja e kombit dhe për të duhet punuar shumë. Po për cilat reforma po flasim?
Një demokraci perfekte nuk ka ekzituar as para shumë shekujve e as tani në shekujt modern që kemi hyrë. Kjo ka ndodhë jo se ajo nuk do e kishte arritur kulmin e saj por se kombet nuk kanë ditur t‘ia hedhin themelet demokracisë së vërtetë e cila si bazë ka barazinë dhe lirinë për të gjithë, ndërsa disa kombe dhe popuj të tjerë e kanë keqkuptuar demokracinë dhe e kanë këthyer së prapthi brenda sistemit të tyre shtetëror-politik.
Nënshkrimi i marrëveshjes teknike ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe EULEX tash e sa kohë na është bërë kryengjarje politike në opinionin Kosovarë. Institucionet e vendit kanë shkuar aq larg sa që kanë mohuar aq fuqishëm nënshkrimin e një marrëveshje teknike, gjithsesi në dobi të Kosovës, sa qe kanë humbur besimin tek qytetaret, por kështu janë duke e defaktorizuar vetveten. Nuk është hera e parë që qeveria dhe politika Kosovare mohon kategorikisht gjëra të tilla dhe pas pak dite ngjarjet ndodhin, krejtësisht kundër asaj që ata e deklarojnë.
Lexon librin me kujtime të ish Presidentit Moisiu dhe mëson qëndrime të zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar, të cilat qytetari normal i mendon të mundëshme në ndonjë vend të planetit të ngjashëm me Zululandin e Konicës. Të zgjedhur nga populli dhe të betuar se do përmbushin me korrektesë detyrimet që rrjedhin nga Kushtetuta, këta përfaqësues si Nano, Berisha, Topalli, Mediu, Godo, Basha, etj. luajnë dhe manifestojnë kapriçio vagabondash me Presidentin, kreun e shtetit, në kurriz të njerëzve të thjeshtë.
Komentet e faqes
4 ditë 22 orë më parë
3 javë 5 ditë më parë
5 javë 2 ditë më parë
5 javë 2 ditë më parë
5 javë 3 ditë më parë
5 javë 6 ditë më parë
7 javë 1 ditë më parë
7 javë 2 ditë më parë
7 javë 3 ditë më parë
7 javë 5 ditë më parë