Java nga 27 Sht 2009 - 00:00 to 3 Tet 2009 - 23:59
Dy tendenca e karakterizojnë gjendjen në Maqedoni – përhapja e koncepteve devijuese politike mbi realitetin dhe ndikimi politik në rritje e sipër të fanatizmit fetar. Dihet se me fillimin e viteve 90-ta Maqedonia hyri ne një tranzicion të gjithanshëm “demokratik”. Në përgjithësi ky tranzicion ishte kontradiktor, me shumë të paqarta që kristalizohet edhe sot me zhvillime të reja, të vrullëshme, i mbushur përplot me standarte të dyfishta. Çështja është se këtu kemi të bëjmë me mendësitë e njerëzve që vështirë e kuptojnë rrugën e filluar për kultivimin e mendësisë demokratike.
Sa janë të afta partitë politike në Kosovë për të etabluar demokracinë e shëndoshë dhe a janë të gatshme ato të tejkalojnë politikat e ngërrqeve të gjithfarshme që i karakterizojnë, në të mirë të interesave të përbashkëta, janë pyetje e dilema jo të lehta, që shtrohen në këtë vjeshtë të furishme që ka ndezur jetën politike në vend. Mirëpo, këto pyetje e dilemë prekin partitë politike dhe ekzistencën e tyre në jetën politike të Kosovës, mbase pse jo, këto çështje janë tejet kruciale për të tashmen e Kosovës dhe specifikisht për të ardhmen e saj.
Pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare, kryetari i PS-së zoti Rama, duhej të ishte larguar nga kreu i kësaj partie. Qëndrimi i sforcuar i tij në pozicionin e kryetarit, ja zhvleftësoi edhe ato pak nuanca demokratike që i kishin mbetur. As me pak e as më shumë, ai shembëlleu kryekëput me Berishën, pas humbjeve në zgjedhje, kur rizgjidhej përsëri kryetar partie, pavarësisht se kishte deklaruar më parë, që në rast humbje do të largohej nga PD.
Botëkuptimi politik i disa politikanëve, e vendeve të caktuara nuk është i njëjtë. Disa e shohin të arsyeshme që të veprojnë drejtë dhe në funksionim të shtetit demokratik duke aluduar e qenë në lëvizje çdoherë. Disa edhe pas dyzet viteve themelimi të një institucioni ndërkombëtar gjejnë rastin që ti drejtohen krerëve të vendeve ose përfaqësuesve të tyre. Bota është një vend i vogël për të gjitha këto lëvizje të mëdha dhe të shumta që po ndodhin në të. Zaten, jo rastësisht globalistët shprehen se bota është e shndërruar në një fshat.
Më datën 12 tetor do të fillojnë leksionet nëpër universitetet shqiptare dhe në auditorët e tyre do të rikthehen studentët dhe njëkohësisht do të fillojnë për herë të parë studimet me mijëra të tjerë në vitin e parë. Tashmë nuk ka asnjë dyshim që të gjithë maturantët mund të bëhen studentë, bile edhe ata që nuk i morën provimet me zgjedhje. Në një artikull më parë, shkrova se këto çudira nuk kanë ndodhur vite më parë, por tash po bëhet një realitet i përvitshëm regjistrimi pa kriter i tyre. Sigurisht një vendim i tillë do të ketë pasojat e veta, ashtu si në këto vite.
Komentet e faqes
4 ditë 22 orë më parë
3 javë 5 ditë më parë
5 javë 2 ditë më parë
5 javë 2 ditë më parë
5 javë 3 ditë më parë
5 javë 6 ditë më parë
7 javë 1 ditë më parë
7 javë 3 ditë më parë
7 javë 3 ditë më parë
7 javë 5 ditë më parë