Skip to content

Foto dite

Foto Dite

Sondazh

A mendoni se një kryeministër tjetër do e shpejtonte liberalizimin e vizave?:

Kërkoni Bileta Avioni

Java nga 27 Dhj 2009 - 00:00 to 2 Jan 2010 - 23:59

Gëzuar vëllezër shqiptarë të Lindjes

01. 01. 2010 nga Kritika

Binjakët

Dy foshnje binjake kanë lindur në minutat e para të 2010 në Shqipëri. Presidenti dhe Kryeministri i Shqipërisë i etiketuan ata si qytetarë të ardhshëm të BE-së. Ndërsa Shqipëria vazhdon të synoj perëndimin për qytetarët e saj, qindra mijra shqiptarë të tjerë e kanë tashme statusin perëndimor, jetojnë në perëndim.

2009 - politika reale në Maqedoni!

31. 12. 2009 nga Hamdi Nuhiju

Maqedonia

Si çdo vit i ri, ashtu edhe viti 2009 për shqiptarët e Maqedonisë ishte një vit shprese se do të ndryshojnë rrethanat dhe kushtet në favor të tyre. Por, në Republikën e Maqedonisë, gjërat shumë pak ndryshojnë edhe atë vetëm në konotacionin negativ të tyre. Përmirësime në sferën e drejtësisë ndaj shqiptarëve nuk ka dhe si duket nuk do të ketë deri në momentin e ndryshimit të mentalitetit tonë si shqiptar karshi politikës diskriminuese sllave.

Vizita e Tadiç është në interes të Serbisë, jo Shqipërisë

29. 12. 2009 nga Kritika

Shpat

Duhet të kihet parasysh se Serbia, si një shtet thelpërak që është, ka gjithashtu dhe një diplomaci të tille tinzare. Pikërisht nën këtë këndvështrim, si dhe duke patur parasysh rrethanat e nxehta që vazhdojnë të dominojnë marrëdhëniet serbo-shqiptare, vizita e përfolur e Presidentit serb Tadiç, nuk mund të jetë në asnjë mënyrë në interes të Shqipërisë. Nëse do të ishte kështu (në interes të shqiptarëve), Tadiç kurrë nuk do e vizitonte Shqipërinë - duhet të bindemi për këtë, jo iluzion në këtë aspekt.

Perse BE-ja duhet t’i liberalizojë vizat

28. 12. 2009 nga Ismet Hajrullahu

Harta europiane

Pyetja më e arsyeshme që mund ta bëjë sot çdo qytetar në prag të ndërrimit të mot moteve, është: Përse sot BE-ja nuk i ka liberalizuar vizat për shtetasit e Republikës së Kosovës? Ky qëndrim i diskutueshëm i institucioneve të BE-se për Kosovën ka ngjallur debat jo vetëm tek analistët dhe te qytetarët e Kosovës, por edhe te shumë personalitete botërore të fushave të ndryshme. Në mes tjerash edhe ish-presidenti Ahtisari, administratori i Bosnjës dhe i Hercegovinës, z. Kristian Shvarc dhe ish-kryeadministratori i Kosovës z. Jessen Petersen.