Skip to content

Foto dite

Foto Dite

Sondazh

A mendoni se një kryeministër tjetër do e shpejtonte liberalizimin e vizave?:

Kërkoni Bileta Avioni

Java nga 24 Jan 2010 - 00:00 to 30 Jan 2010 - 23:59

Thithja e kohës moderne

30. 01. 2010 nga Gjon Keka

lashtesi

Antagonizmi midis shqiptarëve autokton të Kosovës dhe serbëve ardhacak ka rrënjët që datojnë që nga mesjeta. Këto tensione kanë shpërthyer në dhunë në shkallë të ndryshme që janë përfshirë që nga atëherë e deri në fundvitet e te 90 ' dhe përfundimit të luftës së tmerrshme gjenocidale ndaj popullit të Kosovës.

Politika dhe kultura

29. 01. 2010 nga Ndue Ukaj

Vezhgim

Përderisa politika është forma e jashtme, kompozicionale dhe strukturore e ndërtimit dhe funksionimit të një shteti a kombi, kultura është esenca e brendshme e qenësisë së tij, shpirti që i jep frymë dhe identitet. Pra, qenësisht mund të thuhet se kultura është substanca e një shteti a kombi. Në këtë linjë të mendimeve, ekziston një pajtueshmëri se pikërisht zhvillimet e hovshme kulturore, ju paraprijnë zhvillimeve të hovshme dhe të shpejta pozitive, politike dhe ekonomike brenda një shteti a kombi.

Shantazh ndaj Presidentit?

28. 01. 2010 nga Kritika

Ndeshje

Në disa deklarata të fundit, Kryeministri Berisha ka hapur debatin për zgjedhjen e Presidentit më 2012, duke u shprehur pothuajse qartë se kandidatura e re nuk do jetë më ajo e zotit Topi. Në të njëjtën linjë u shpreh para disa ditësh edhe zv/kryeministri Meta, kur tha se më 2012 Presidenti do zgjidhet nga maxhoranca aktuale, duke nënkuptuar jo Topin. Edhe Kryetarja e Parlamentit Topalli ka lëvizur në këtë linjë, duke hequr fotot e Presidentit nga zyrat e Parlamentit.

Horoskopi i qeverisë

24. 01. 2010 nga Naser Aliu

demi

“Patëm një dallgë të fuqishme, ndikoi edhe eklipsi i Hënës!” - S. Berisha
Kjo deklaratë detyron njeriun t´i hetojë edhe lëvizjet e planetëve tjerë dhe të pikasë ndikimin e tyre shumë të madh në Shqipëri dhe në politikën ballkanike në përgjithësi.